Hapësire reklamuese

Politikë

AKUZA E FORTË e Arben Ahmetajt: Prokurori i SPAK-ut ka blerë vilë ngjitur me të Erjolës

Shkruar nga Newsbomb
AKUZA E FORTË e Arben Ahmetajt: Prokurori i SPAK-ut ka blerë vilë
Ish-ministri Arben Ahmetaj

Ish-ministri Arben Ahmetaj në kërkim nga SPAK për inceneratorët në intervistën e tij të dytë nuk ka kursyer akzuat ndaj Altin Dumanit si dhe ndaj prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së SPAK.

Ai është shprehur se disa prokurorë janë shkarkuar nga vetingu për një “koshere blete” apo për një “udhëtim”, ndërsa përmendi dhe një prokuror të SPAK, që sipas tij ka marrë një vilë me gjysmën e çmimit pranë shtëpisë së Erjolës.

“Blerjen e viletës në Hamallaj që ka bërë familja e Eriolës dhe Eriola, e quan pastrim parash. E di ti si e lidh? Do ta dëgjosh, ta dëgjojnë shqiptarët që të qeshin. Nuk e di a e ka lexuar ky në dosje, se ja kanë bërë këta që i urdhëron Ulsi Manja, Besmiri me shokë që i ka referuar në punë Ulsi Manja.

Imagjino lidhjet, nepotizmi deri tek vetingu që është i konsilduar nepotizmi. Arrin që vetingun e kalon një njeri që i falet një shtëpi, por nuk e kalon një ish- prokuror apo gjyqtar që i është prerë një biletë për të shkuar tek motra, apo që ka një koshere bletësh një fshat. I

I kalon vetingu një prokurori të SPAK që e ka blerë vilën në të njëjtin vend me Eriolën, gjysmën e shumës së Eriolës, dhe duke e blerë me paratë jo të reja, të freskëta të vënë dje në llogari, por me dhjetëra vite, u cilësoka pastrim parash. E dini ju që ka një letër SPAK, që është e “Nixon Peabody”, që nuk e ka lexuar as inspektori i Lartë i Drejtësisë, kryetarja e Kuvendit nuk e hapi, unë e di pse nuk e hapi, por do ta themi tek e treta. Ulsi Manja e shkarkoi, por nuk e ka lexuar ti thotë kryeministrit shiko çfarë i kemi bërë këtij djali, nuk e di pse. Se Ulsiu mbase nuk e di pse ka ndodhur kjo me mua. Ti thotë shiko, çfarë i kemi bërë. E di çfarë ka thënë”, tha ai ndër të tjera në “Çim Peka live” në Syri tv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese