Hapësire reklamuese

Politikë

Aksioni i SPAK në Bashkinë e Tiranës, në pranga dhe biznesmeni Elman Abule

Shkruar nga Newsbomb
Aksioni i SPAK në Bashkinë e Tiranës, në pranga dhe
Biznesmeni Elman Abule

Arrestimi i bujshëm i kryebashkiakut Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK, ka çuar në arrestimin e një tjetër biznesmeni, i cili figuron pjesë e shkeljeve ligjore të kryera në bashkëpunim me Veliajn.

Elman Abule është biznesmeni ndaj të cilit SPAK ka urdhëruar ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, i akuzuar për konsumimin e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

"Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;", thuhet në njoftimin e SPAK.

Kompania për të cilën bëhet fjalë është subjekti “Fidalba” e themeluar në vitin 2011 në pronësi të Abules, një kompani pa aktiviet në treg që prej 4 vitesh ndërsa në 10 janar të vitit 2024, ka figuruar si subjekti ndërtues për një pallat 7 katësh në zonën e Kombinatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese