Hapësire reklamuese

Politikë

Adnan Xholi i prerë, VIZIONI që ka nëse është ai zëvendësi i Altin Dumanit: SPAK të jetë i respektuar nga shqiptarë, do rris numrin e prokurorëve dhe ekspertët

Shkruar nga Newsbomb
Adnan Xholi i prerë, VIZIONI që ka nëse është ai
Altin Dumani dhe Adnan Xholi

Kandidati për drejtues të SPAK, Adnan Xholi, prezantoi vizionin e tij për të ardhmen e institucionit, duke theksuar se synimi kryesor është krijimi i një strukture më efektive, të respektuar nga qytetarët dhe të besueshme për partnerët ndërkombëtarë. Ai theksoi se SPAK duhet të jetë më proaktiv dhe të rrisë nivelin e ndëshkueshmërisë ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit.

Xholi ndaloi veçanërisht tek sfida e statusit të prokurorëve, duke argumentuar se përvoja shumëvjeçare e atyre që kanë punuar me grupet më të rrezikshme kriminale nuk duhet humbur

Në vizionin e tij përfshihet edhe rritja e numrit të prokurorëve dhe ekspertëve pranë SPAK, pasi, siç theksoi ai, ngarkesa e dosjeve është e pamundur të përballohet me kapacitetet aktuale.

“Vizioni im ka të bëjë me krijimin e një institucioni sa më efektiv i respektuar nga shqiptarët dhe i besueshëm nga ndërkombëtarët. Të rrisim ndëshkimin, të krijojmë SPAK si një strukturë më proaktive. Sfida ka të bëjë me statusin e prokurorëve.

Do insistoj bashkë me ju si qeverisje e prokurorëve dhe partnerët që statusi të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, ligji ma ka garantuar që të kthehem në prokurorinë e përgjithshme por flas për kolegët e tjerë, nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, as ne s’jemi, por eksperienca që këta prokurorë kanë krijuar do të humbasë.

Duhen 19 vite eksperiencë, këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe zyrtarë të lartë dhe do të lihen në mëshirë të fatit në ato zyra që janë. Ajo çfarë do kërkoj ka të bëjë me momenti që do plotësohen organikat me prokurorë do kërkoj shtimin e prokurorëve pranë SPAK.

Është e pamundur që 24 orë që ka dita dhe nata është pamundur ti përballojnë gjithë ato dosje. Të shtohen ekspertët. Ekspertë të fushave kontabël, kriptovalutave me qëllim që ti godasim në kohë reale këto grupe kriminale”, tha Xholi.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese