Djali i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, ka qenë i pranishëm këtë të enjte në protestën e zhvilluar nga opozita.
Shkëlzen Berisha tha se mori pjesë si demokrat për të ngritur zërin për të gjitha padrejtësitë që po i bëhet vendit nga qeveria e Edi Ramës.
I pyetur nëse njëjtë si motra e tij a ka ambicie për t’u bërë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, Berisha qartë dhe shkurt tregoi se nuk është ky qëllimi i tij dhe se do të vijojë të jetë mbështetës i kësaj force politike si demokrat i thjeshtë.
“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë,” tha ai.

