Arben Ahmetaj u shpreh se Altin Dumani nuk mund t'i kërkojë një dëshmi atij, qoftë edhe atje në Zvicër. Ish zv. kryeministri akuzon kryeprokurorin e SPAK si të kapur nga qeveria.
"A ka kurajo Altin Dumani të kërkojë dëshmi te unë? Ta garantoj unë që nuk e ka. Nuk ka kurajo ai. Do të kishte kurajo po të ishte i pastër. Letrat janë atje. Ku janë 80 milionë dollarët e inceneratorit? Folloë "The Money"", tha fillimisht ai duke u ndalur sërish te inceneratorët.
"Ore ajo Denisa Tollkuçi, më fal që i përmend emrin, negocionte rrogën për 1500 euro. E akuzojnë për grup të strukturuar kriminal. Pyeteni një herë Edi Ramën. A ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Arben Ahmetajn? Pyetja e dytë: A e mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridorin e kryeministrisë investimin e Fierit. për E treta: Çfarë ka ndodhur në verën e 2017-tës që u firmos Tirana? Pyeteni kryeministrin e drejtësisë së re. Për Tiranën janë letra refuzimi. Çfarë të më thotë mua ai? Në një moment i kam thënë, ndoshta goja do të jetë dhe armiku im", përfundoi Ahmetaj.

