
Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur konferencën e parë për shtyp që prej publikimi të rezultateve të përgjithëshme në rang vendi, ku Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë përballlë socialistëve.
Teksa u pyet nga gazetarët për një dorëqje të parevokueshme nëse ndërkombëtarët do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha refuzoi të përgjigjet në mënyrë direkte. Kreu i demokratëve bëri sërish thirrje deri në numërimin e fundit të votave.
Berisha tha se askush nuk mund t'i ndalë demokratët pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e tyre. Ndërkohë që duke përmendur ndërkombëtarë, Berisha la të kuptohet se as Trump nuk mund t'i ndalë. Berisha theksoi se Trump është një forcë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në Amerikë dhe në botë.
"Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë Partinë Demokratike pa bërë gjithcka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do të votojë i lirë. Forcë në botë nuk do të ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë.
Trump është një forcë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në Amerikë dhe në botë. Ta harrojë kush se mund të pengojë shqiptarët po votuar edhe ata si kombet e lira"., t
ha Berisha.