Hapësire reklamuese

Politikë

8 kutitë e Pustecit, përfundon numërimi! PS siguron 67% të votave dhe shpall fitoren

Shkruar nga Newsbomb
8 kutitë e Pustecit, përfundon numërimi! PS siguron 67% të
Foto ilustruese

Bashkia e Pustecit mbetet rozë. Numërimi i tetë kutive ka përfunduar rreth orës 01:00 të kësaj të hëne, datë 12 Maj dhe Partia Socialiste ka fituar bindshëm me 67% të votave në total.

Përkthyer në shifra, të majtët kanë siguruar 1.054 vota, kurse koalicioni opozitar i drejtuar nga Partia Demokratike vetëm 458 vota, ose rreth 29.45%.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ora 00:50, janë numëruar 42 kuti votimi nga 5225 kuti në total dhe bie në sy një epërsi e thellë e Partisë Socialiste. 58.84% të votave janë marrë nga PS dhe 32.93% të votave nga PD.

8 kutitë e Pustecit, përfundon numërimi! PS siguron 67% të
Shperndarja e votave ne Bashkine e Pustecit

Drejtuesi politik i PS në këtë qark, Niko Peleshi e konsideroi si një ogur të mirë fitoren në bashkinë e parë, për më tepër kur ajo është bashki opozitare. Më tej, ai u shpreh se objektivi optimal është 6 me 4 në favor të PS-së, por po synojnë 7 me 3 nëse vazhdon trendi i Pustecit. 

“Është emocionuese, sepse jo vetëm që është bashkia e parë që mbyllet dhe padyshim me fitore të PS-së, por rezultati është shumë i thellë, pothuajse 70 me 30, pra 70 përqind PS dhe 30 përqind kundërshtarët tanë. Emocionuese dhe për një fakt tjetër, që është një bashki minoritare, dhe përulem për mbështetjen që minoriteti i Maqedonisë së Veriut na ka dhënë.

Vasil Sterjovski është kandidati ynë nga ky komunitet. Është ogur pozitiv. Edhe në kutitë e tjera që janë hapur, si në Devoll, po fitojmë me 42 vota për momentin, në një bashki të vështirë për ne. Po, mesa duket, do të fitojmë dhe në Devoll.

Janë hapur kutitë e para edhe në Bilisht, ku ne ishim 100 vota para. Kemi rezultate shumë të thella edhe në Kolonjë, ku një kuti ishte 118 me 7. Pra, do të kemi një fitore të garantuar dhe me siguri objektivat tona do të arrihen”, u shpreh Niko Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese