Hapësire reklamuese

Politikë

79 përqind e kutive ngjyrosin rozë Shqipërinë dhe i japin mandatin e katërt Ramës, 1093 nuk kanë "fuqi" t'i japin pushtet Berishës

Shkruar nga Newsbomb
79 përqind e kutive ngjyrosin rozë Shqipërinë dhe i japin
Edi Rama dhe Sali Berisha

Shqiptarët të dielën e 11 Majit kanë vendosur përmes votës së tyre që t'i japin Edi Ramës një mandat të katërt për të qeverisur Shqipërinë. Rezultati final nga kutitë e votimit ende nuk ka dalë, ndërsa deri në këto momente janë numëruar 4132 kuti nga 5225 në total.

79 për qind e kutive me vota të numëruara deri më tani kanë ngjyrosur Shqipërinë në rozë. Por kanë mbetur për tu numëruar edhe 1093 kuti me vota të cilat dukshëm nuk kanë "fuqi" t'i japin pushtet Sali Berishës.

E përkthyer ndryshe në shifra, Partia Socialiste ka marrë deri tani 567,857 vota, Partia Demokratike 371,160 vota, PSD-ja e Tom Doshit 37,795 vota, Partia Mundësia e Agron Shehajt 31,518 vota ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet numëron 38,190 vota.

Partia Demokratike ka shënuar fitore zyrtarisht në qarkun e Kukësit ndërsa vijon të kryesojë në Shkodër. Tensionet dukshëm kanë rënë, procesi i numërimit dhe survejimit të votave vijon, por tashmë rezultati është mëse i qartë. Kryesocialisti Edi Rama do të qeverisë Shqipërinë edhe për katër vitet e ardhshme./Newsbomb.al/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese