Kreu i SPAK, Altin Dumani u ka komunikuar gazetarëve për mënyrën se si do të procedohet për çështjen e “21 Janarit”.
Në një takim pa kamera, Dumani tha se SPAK do të regjistrojë kallëzim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi, të akuzuar nga familjarët si të përfshirë në vrasjen e 4 protestuesve.
“Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës. Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin, SPAK është i detyruar të regjistrojë menjëherë kallëzimin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi të akuzuar nga trashëgimtarët e katër të vrarëve në demonstratën e 21 janarit.
Së bashku me arsyet se përse SPAK nuk duhet të ishte mjaftuar me një shkresë të 24 shkurtit 2023, ku delegonte çështjen për hetime atje ku ajo nuk kishte pasur rezultat, ky vendim do të thotë se ndaj prokurorisë së posaçme ngarkohet detyra tjetër për ta tërhequr dosjen prej prokurorisë së Tiranës,” tha Dumani përt gazetarët.