Ministri Ulsi Manja, njëherësh drejtues politik i PS në Lezhë, ka premtuar se shkolla e mesme profesionale "Shën Jozefi Punëtor" në Rrëshen do të ketë një konvikt modern. Po ashtu, kjo shkollë do të financohet nga buxheti i shtetit për të ruajtur të njëjtin staf.
Manja sqaron se shkolla do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike, për t'u shërbyer qindra nxënësve nga gjithë Shqipëria që zgjedhin këtë institucion arsimor, në rrugën e tyre drejt së ardhmes.
"Me përvojën 20 vjeçare dhe reputacionin e shkëlqyer, shkolla e mesme profesionale "Shën Jozefi Punëtor" në Rrëshen ka mirëpritur 157 nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria, duke tejkaluar kapacitetin e saj!
Kombinimi i dijes me praktikën në këtë shkollë model ka përgatitur me sukses 450 të rinj për tregun e punës!
Nga 1 janari 2025, shkolla do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike. Objektivi ynë i radhës? Një konvikt modern për të përmirësuar cilësinë e arsimit", shkruan ministri Ulsi Manja.
