Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas përplasjes me Ramën, gazetari: E ka marrë një vendim, kuptova që zgjedhjet…

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari Robert Rakipllari i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A show’ ka folur për përballjen me kryeministrin Edi Rama në ‘Open’ të Top Channel.

Rakipllari u shpreh se mesazhi që mori është se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se e ka marrë një vendim për të shkuar në zgjedhje pa opozitën.

Gazetari e quajti përballjen televizive me Ramën një gjë jo të thjeshtë.

‘Nuk është se mësova ndonjë gjë të madhe por ishin disa mesazhe. Mesazhi i parë ishte që ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai dëshiron të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. E ka marrë nje vendim. Nuk kishte një mesazh më të rëndësishëm për të dhënë. Nuk është se u mërzita…edhe nervozizëm ndoshta jo. Përballja televizive me kryeministrin Rama nuk është një gjë e thjeshtë. Unë shkoj aty pa kompromis, të bëj atë që më takon si gazetar. Kam gjithmonë dilema për pjesën nëse ia kam dalë apo jo, por përgjithësisht ka reagime dhe nëpërmjet këtyre reagimeve krijon një ide nëse ia ke dalë apo jo’, tha Rakipllari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese