Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Me shpejtësi skëterrë”, lirohet nga qelia djali i Erzen Breçanit, i këputi këmbën 24-vjeçares që priste në trotuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren Xhesina Gega 24 vjeçe rreth tre javë më parë në Tiranë, është liruar nga qelia.

Lajmin e ka bërë me dije gazetarja Xhensila Kodra, e cila tha se ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. 

“Ditën e premte ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deklaroi gazetarja.

Ndërsa Artan Hoxha shtoi se ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë. 

“Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”, deklaroi ai.

LEXO EDHE: I këputi këmbën 24 vjeçares shtatzënë në Tiranë, makina luksoze drejtohej nga djali i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani

LEXO EDHE: Përplasi me makinë 24-vjeçaren shtatzënë në Tiranë, arrestohet Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë

LEXO EDHE: Del FOTO: Kjo është 24 vjeçarja që u përplas nga djali i Erzen Breçanit, po priste në stacion, ka humbur njërën këmbë

LEXO EDHE: Aksidentoi 24-vjeçaren, Gjykata e Tiranës lë në burg Jehon Breçanin, djali i ish-drejtorit të Policisë

Më shumë

spot_img
spot_img