Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me foton e ’98-ës, ish-kryekomisari i Shkodrës kthehet pas në kohë: Jozefina Topalli më kërkoi të ulja armët kundër krimit, ishin njerëzit...

Shkruar nga Newsbomb
Me foton e ’98-ës, ish-kryekomisari i Shkodrës kthehet pas

Ish-komisari i famshëm i policisë, Mit’hat Havari, ka postuar një foto në rrjetet sociale, që e kthen pas në kohë. Ai thotë se këto që ia dërgoi gazetari Ferdinad Dervishi, është realizuar në Shkurt të vitit 1998, kur ishte drejtor i Policisë së Shkodrës.

Në foto Havari shfaqet duke diskutuar me Jozefina Topallin dhe zv.Ministrin e Brendshëm, Sokol Bare. Përmes këtij postimi Mit’hat Havari shkruan se dialogu me Topallin ishte i ashpër, pais kjo e fundit i ka kërkuar që të ulë armët kundrë krimit të organizuar, për të cilët thotë se ishin njerëzit e saj.

Postimi i plotë i Mit’hat Havarit:

Kete foto te rendesishme ma dergoi miku im dhe gazetari i njohur i kronikes se zeze dhe me gjere se kaq Ferdinand Dervishi .

Ne krye te tavolines ish zv.minister i brendeshm , tashme i ndjeri Sokol Bare , une dhe Jozefina Topalli .

Foto eshte realizuar ne shkurt te vitit 1998 kur kryeja detyren e drejtorit te policise ne Shkoder.

Ishin kohe te veshtira , te mos them kohe lufte , nga njera ane perballesha me bandat kriminale te atij qarku , perfshi dhe banden kriminale brenda struktures se policise se shtetit qe drejtohej nga Prel Pjetrushi qe s'kishte mbaruar as klasen e tete dhe ishte punonjes i policise kriminale , nga ana tjeter perballesha me bandat e opozites qe drejtohej nga Sali Berisha dhe ne shkoder kishte perfaqesues Jozefina Topallin, e cila ishte shume agresive ndaj pushtetit te kohes dhe policise ne veçanti .

Sapo ajo u fut ne zyren time pyeti , kush eshte kolonel Havari ?!. Une ju pergjigja prere , nderkohe tentova ti prezantoja Sokol Baren , ky i fundit duke buze qeshur mu drejtua : "te kerkoj ty Mit'hat jo mua"....

Pikerisht kjo foto paraqet dialogun e ashper qe une artikuloja me Topallin. Ajo kerkonte te ulja armet kunder krimit te organizuar , te cilet ishin njerezit e saj dhe te partise se saj , nderkohe une reagova me autoritetin qe me jepte grada dhe detyra , duke i thene tekstualisht:" jo zonje , ketu jam une "mbreti i ligjit" dhe askush tjeter .

Biseda vazhdoi e pa dobishme per kauzen negative te saj , e kunderta , fitoi kauza ime , te vendosja rendin dhe qetesine publike ne ate qytet te trazuar , qe fatkeqsisht vazhdon dhe sot e kesaj dite te jete ne te njejten situate si 24 vjet me pare !.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese