Hapësire reklamuese

Aktualitet

Leja e re e Qarkullimit plotësisht në standardet e BE, ja sa janë lëshuar që prej datës 6 qershor

Shkruar nga Newsbomb
Leja e re e Qarkullimit plotësisht në standardet e BE, ja sa janë

Prej dy muajsh tashmë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lëshon Lejen e re të Qarkullimit të Mjetit, e cila ka zëvendësuar tre dokumente në një, duke lehtësuar procedurën e kursyer dhe kohën e qytetarëve në sportelet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve  të Transportit Rrugor.

Që prej datës 6 qershor deri më 29 korrik, mësohet se janë lëshuar 32.724 Leje të reja Qarkullimi, pra krahasuar me vitinv 2021 janë lëshuar 1.874 leje më shumë.

Qytetarët e kanë marrë lejën për 2,100 lekë dhe jo 3,500, sa lëshohej dikur.

Të dhënat e këtij dokumenti janë të kodifikuara sipas BE, me elementë sigurie e cilësi të lartë, kod QR, prokat rezistent, vit prodhimi, vit të parë regjistrimi mjeti, personalizim me puntim, etj.

Leja e re e Qarkullimit të mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re.

Njoftimi i plotë:

Leja e re e Qarkullimit plotësisht në standardet e Bashkimit Europian!

Prej dy muajsh tashmë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lëshon Lejen e re të Qarkullimit të Mjetit, e cila ka zëvendësuar tre dokumente në një, duke lehtësuar procedurën e kursyer dhe kohën e qytetarëve në sportelet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve  të Transportit Rrugor.

Formati i ri i Lejes së Qarkullimit unifikon Lejen e vjetër të Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të mjetit, në një dokument të vetëm. Kosto e Lejes së Qarkullimit tashmë është 2,100 Lekë nga 3,500 Lekë që kushtonte më parë, duke ulur tarifën me 40%, dhe duke rritur përfitimet për qytetarët. Prej kësaj ulje u janë kursyer qytetarëve 45,813,600 Lekë në më pak se 2 muaj.

Gjatë periudhës 6 Qershor deri më 29 Korrik 2022, janë lëshuar 32,724 Leje të reja Qarkullimi. Krahasuar me vitin 2021, janë lëshuar 1,874 më shumë (ose +6%), ndërsa krahasuar me vitin 2018 janë 11,099 më tepër (ose +51%).

Të dhënat e këtij dokumenti janë të kodifikuara sipas BE, me elementë sigurie e cilësi të lartë, kod QR, prokat rezistent, vit prodhimi, vit të parë regjistrimi mjeti, personalizim me puntim, etj.

Leja e re e Qarkullimit të mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk është e detyrueshshme për mbajtësit e Lejes së vjetër të Qarkullimit të mjetit që ta rinovojnë ose ndërrojnë atë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese