Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi Rama u hap dyert e Kryeministrisë për ekspozitën e pikturave, Leyla dhe Arzu Aliyeva të mahnitura nga pritja (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Leyla Aliyeva dhe Edi Rama ne Kryeministri

Leyla Aliyeva dhe Arzu Aliyeva, dy vajzat e presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev janë në Tiranë dhe janë pritur nga Edi Rama, i cili u ka hapur dyert e Kryeministrisë për çeljen e Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit MAMA "Nëna Natyrë" në kryeqytet.

Newsbomb.al mëson se larg vëmendjes së publikut dhe mes dhjetëra të pranishmëve, dy vajzat e Aliyev kanë hapur ceremoninë në ambientet e COD, duke theksuar se kjo ekspozitë është një shembull i përsosur se si arti tejkalon kufijtë për të mbrojtur natyrën.

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Ambasadori Kadia dhe Arzu Aliyeva

Leyla Aliyeva shprehu kënaqësinë e saj që ndodhet në një vend të bukur që dallohet për pasurinë dhe sinqeritetin e tij shpirtëror, duke deklaruar:

"Azerbajxhani dhe Shqipëria janë të bashkuara nga miqësia e ngushtë dhe marrëdhëniet e thella që shkojnë përtej kufijve politikë. Vendet tona ndajnë vlera të tilla fisnike si humanizmi, mirësia, dinjiteti dhe respekti i ndërsjellë - vlera shumë të nevojshme në botën e sotme."

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Disa nga pikturat e shfaqura ne hapjen e ekspozites MAMA "Nëna Natyrë"

Ajo tha gjithashtu se ishte një nder i madh për të që në ekspozitë u prezantuan vepra të Kryeministrit Edi Rama dhe artistit të njohur shqiptar Arben Golemi. Leyla Aliyeva vuri në dukje me kënaqësi të veçantë që katër artistë nga Baku po marrin pjesë në këtë aktivitet, duke ndarë përvojat e tyre pozitive dhe duke prezantuar personalisht punën e tyre krijuese.

Ndërkohë, vetë kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihej i nderuar që shihte në ekspozitë piktura që demonstronin unitetin e mbrojtjes së mjedisit dhe artit, përfshirë veprat e Leyla Aliyeva-s.

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Leyla Aliyeva duke folur ne ceremonine e hapjes, ne Kryeministri

Ai ka deklaruar se ekspozita MAMA "Nëna Natyrë" hap një kapitull të ri në miqësinë midis dy vendeve, duke sjellë një frymë kulture dhe kreativiteti. Edi Rama shtoi se gjatë një muaji të ekspozitës, çdo vizitor do të merrte me vete një copëz nga ngjyrat dhe imagjinata e saj.

Më pas, të ftuarit u njohën me veprat e artit të ekspozuara. Newsbomb.al raporton se aty kanë qenë të pranishëm diplomatë të lartë shqiptarë dhe azerë, ministri ynë në Azerbajxhan, Besart Kadia, dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë.

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Disa nga te pranishmit ne hapjen e ekspozites MAMA "Nëna Natyrë"

Gjatë vizitës disa ditore në Tiranë, Leyla Aliyeva ka vizituar dhe ambientet e tjera të Kryeministrisë. Ka qenë Edi Rama ai që një ditë para çeljes së ekspozitës, më 17 Shkurt, i ka prezantuar Leylas edhe ambiente e tjera të godinës qendrore qeveritare.

Takimi i zhvilluar në një atmosferë miqësie të sinqertë dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, nxori në pah nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Leyla Aliyeva dhe Edi Rama ne Kryeministri

Diskutimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve kulturore, me artin që u përshkrua si një platformë universale për kreativitet të përbashkët. Leyla Aliyeva dhe Edi Rama i kushtuan vëmendje të veçantë edhe çështjeve mjedisore, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike.

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Leyla Aliyeva dhe Edi Rama ne Kryeministri

Duke iu drejtuar dëmit që njerëzimi i ka shkaktuar natyrës, Leyla është shprehur se çdo vit, 10 milionë hektarë pyje shkatërrohen në të gjithë botën. 200 lloje zhduken nga planeti ynë dhe 66 përqind e oqeaneve të botës preken drejtpërdrejt nga aktivitetet negative njerëzore.

Sipas saj, edhe ekosistemi i pasur i Azerbajxhanit nuk ka mbetur i paprekur nga këto procese. Niveli i Detit Kaspik ka rënë ndjeshëm. Specie të shquara si foka kaspike, salmoni dhe bliri po përballen me kërcënimin e zhdukjes.

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Leyla Aliyeva dhe Edi Rama ne Kryeministri

Dy vite më parë, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Po ashtu, gjatë një vizite zyrtare në Azerbajxhan në Nëntor 2024, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u takuan me Presidentin Ilham Aliyev ku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.

Vajzat e Presidentit të Azerbajxhanit vijnë në Tiranë, Edi
Vizita zyrtare në Azerbajxhan, Nëntor 2024

 

Gjithashtu, në Baku u nënshkrua dhe një marrëveshje mes KESH-it dhe gjigandit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri e në rajon.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese