Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Tedi Papavrami nderohet me dekoratën “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, për promovimin e Shqipërisë në skenat më prestigjioze të botës

Shkruar nga Newsbomb
Tedi Papavrami nderohet me dekoratën “Ylli i Oficerit të Urdhrit
Tedi Papavrami nderohet me dekoratën “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar violinistit të jashtëzakonshëm Tedi Papavrami dekoratën “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, e cila është akorduar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në mungesë të Presidentit, dekorata është dorëzuar nga Edi Rama.

Ceremonia e veçantë është mbajtur në ambientet e Kryeministrisë dhe Tedi Papavramit i është dorëzuar personalisht medalja, si një vlerësim i lartë për një artist që me talentin, disiplinën dhe rrugëtimin e tij ka promovuar Shqipërinë në skenat më prestigjioze të botës.

"Në kuadër të Javës Kulturore të Europës, ky vlerësim merr një domethënie të veçantë, pasi nderon një figurë shqiptare që prej dekadash ka qenë një urë mes Shqipërisë dhe Europës kulturore, duke e bërë artin shqiptar pjesë të dialogut më të lartë artistik ndërkombëtar", shkruan ministri Blendi Gonxhja.

Më 12 dhe 13 maj, publiku shqiptar do të ketë privilegjin të përjetojë nga afër mjeshtërinë e Tedi Papavramit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me interpretimin monumental të “24 Kapriçiove të Paganinit”.

Ajo cilësohet si një nga veprat më sfiduese dhe virtuozitetet më të rralla të repertorit botëror për violinë dhe me mjeshtërinë e violinistit tonë, kjo shfaqje do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm i një artisti të jashtëzakonshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese