
Gazetari Engjëll Serjani është vlerësuar me Çmimin e Karrierës nga Shoqata Ndërkombëtare Kulturore me bazë në Itali, "VerbumlandiArtAps", si "Gazetar i Trashëgimisë Kulturore", duke njohur përkushtimin e tij shumëvjeçar për Shqipërinë.
Në ceremoninë e 28 prillit 2026 në hotel Tirana International, Presidentja Regina Resta ka ardhur vetë në kryeqytet dhe i ka dorëzuar personalisht çmimin Engjëll Serjanit, duke e cilësuar gazetarin gjirokastrit si burim frymëzimi për brezat e rinj.
"Për përkushtimin e jetës së tij profesionale dhe njerëzore në kërkimin e përsosmërisë, duke u dalluar për angazhim, pasion dhe integritet moral", thuhet ndër të tjera në motivacion.
Ai vazhdon me vlerësimin se gazetari Engjëll Serjani ka ditur të ndërtojë një rrugëtim të qëndrueshëm dhe domethënës, duke kontribuar me kompetencë dhe vizion në zhvillimin e trashëgimisë kulturore, duke lënë një gjurmë të prekshme dhe të qëndrueshme.

"Figurë referimi dhe burim frymëzimi për brezat e rinj, ka mishëruar vlerat e përkushtimit, përgjegjësisë dhe koherencës, duke dëshmuar se si talenti, i bashkuar me këmbënguljen, mund të shndërrohet në vlerë të vërtetë njerëzore dhe profesionale", vijon motivacioni.
Ceremonia është zhvilluar më 28 Prill në Tiranë dhe gazetari Engjëll Sejrani ka falenderuar personalisht presidenten Regina Resta, gjithë të pranishmit dhe kolegë e miq nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, që ishin të pranishëm.
© Newsbomb.al
