Nga Jonida Hitoveizi
Eni Jani vjen në një intervistë pa filtra duke rrëfyer veten si aktore dhe regjisore, si nënë dhe si grua. Nga vajza e talentuar tek seriali “Njerëz dhe Fate”, që rrëmbeu zemrat e publikut dhe e bëri atë të dashur tek njerëzit dhe skena, Eni thotë se pas kaq vitesh ajo që ka ndryshuar është diçka thelbësore.
Arti për të sot nuk është vec pasion apo dashuri, por mision. Një mision, qw ka fuqinë të ridimensionojë dhe të ndryshojë shoqëri. Por sipas saj, arti sot vuan diçka thelbësore, mënyrën se si atë e shohin dhe e shesin tek publiku. “Për fat të keq artin e shohin si argëtim, apo dhe më keq nga institucionet përkatëse të cilat e shohin si luks të tepruar në realitetin ku jetojmë dhe se po i hedhin lekët kot”, pohon ajo.
Në bisedën për NewsBomb, Eni ndalet dhe tek raporti i saj me bashkëshortin, aktorin e njohur Genc Fuga, ku tregon se sfida e vështirë që kaluan me shëndetin e tij, nuk ndikoi apo la gjurmë në mjedisin e tyre, sidomos në familje dhe tek vajzat.
Eni, sot, në këtë fazë të jetës, mendon se e ke gjetur harmoninë mes gruas, nënës, bashkëshortes dhe artistes brenda teje?
Në jetë, gjërat është vështirë të jenë ashtu si i mendon, sot ndihesh gjithmonë e më i pasigurtë në punët që bën kështu që balancat krijohen sipas momentit dhe angazhimit. Gjithësesi dhe pse përpiqesh të vendosesh një balancë, gjithmonë ndihem fajtore në raport me vajzat.
A po bën atë që ke dashur dhe si ke dashur dhe menduar ti?
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 56-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga dje, datë 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
