Hapësire reklamuese

Kulture & Art

“Bangaranga” e Bullgarisë rrëmbeu trofeun e Eurovizionit, “Nân” u spostua në vendin e 13-të, Alisit i ndodh e papritura (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
“Bangaranga” e Bullgarisë rrëmbeu trofeun e Eurovizionit,
Foto montazh: Fituesja e Eurovizion 2026, Alis, votimet

Konkurrimi i 25 vendeve për të fituar finalen e madhe të Eurovizion 2026 u shndërrua në një garë të fortë e plot tensione mes vendeve konkurruese, në veçanti vendit fitues Bullgarisë dhe Izraelit. Ndërsa “Nân””e Alisit e cila “pushtoi” zemrat e të gjithëve nuk arriti të renditej dot në top 10 e këtij edicioni të festivalit të madh europian, pasi kënga u e cila u vlerësua me 145 pikë në total siguroi vendin e 13-të.

Numri i votave mes vendeve të top 10 ishte në luhatje derisa në minutat e fundit “Bangaranga” u vlerësua si kënga më e mirë dhe më shumë e votuara për tekstin dhe performancën e dhuruar nga këngëtarja bullgare e muzikës pop  Dara.

27-vjeçarja kryesoi votat si të publikut ashtu edhe të jurisë me një përfundim të papritur, duke spostuar Izraelin në vendin e dytë dhe Rumaninë në vendin e tretë, pasi arriti të siguronte një shifër marramendëse prej 516 pikësh.

Ndërsa mendohet se kënga e Darës nuk ishte më favoritja e kësaj këtij edicioni por ajo që ia siguroi fitoren këngëtares bullgare ishte koreografia e ndërlikuar në skenën e madhe të Eurovizionit dhe refreni i këngës që arriti të kapte vëmendjen e të gjithëve dhe viralitet në rrjet.

Ndërkohë, kënga drithëruese  e artistit shqiptar Alis, ndonëse rrëmbeu zemrat e të gjithëve të cilët e pritën me duartrokitje dhe brohoritje performancën, u spostua në vendin e 13-të pasi siguroi në total 145 pikë.

Edhe pse ishte një këngë e cila rrëqethi jo vetëm shqiptarët por dhe të huajt, Alisi pavarësisht performancës së tij të zjarrtë në skenën e madhe të Eurovizionit nuk arriti të siguronte dot një vend në top 10 e këngëve të këtij edicioni.

Megjithatë nga një hulumtim i shpejtë i bërë nga neësbomb.al në faqen e Instagramit të Alis, është vënë re një shtim goxha i lartë ndjekësish. Ditën e djeshme Instagrami i Ali numëronte afro 52 mijë ndjekës, ndërsa mëngjesin e sotëm artisti ka më shumë se 54,700 ndjekës, cka dëshmon përkrahjen e madhe që ai po merr shqiptarët e jo vetëm.

Pikët nga Juritë Profesionale për Alisin:

Portugalia: 12 pikë

Mali i Zi: 10 pikë

Kroacia: 8 pikë

Qipro: 8 pikë

Malta: 6 pikë

Azerbajxhani: 6 pikë

San Marino: 5 pikë

Belgjika: 3 pikë

Izraeli: 1 pikë

Greqia: 1 pikë

Nga ana tjetër, vota e publikut e cila u mblodh përmes telefonatave, SMS-ve dhe votimit online gjatë kohës që dritarja ishte e hapur  i dha Shqipërisë një mbështetje domethënëse prej 85 pikësh.

Instagrami i Alis:

“Bangaranga” e Bullgarisë rrëmbeu trofeun e Eurovizionit,
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese