Hapësire reklamuese

Kulture & Art

8 ditë pas vdekjes së babait, Redon Makashi shpreh falenderimet e tij për përkrahjen: U dëshmua se im atë ka lënë mbresa te njerëzit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
8 ditë pas vdekjes së babait, Redon Makashi shpreh falenderimet e tij
Fitim e Redon Makashi

8 ditë pas vdekjes së babait të tij, këngëtari Redon Makashi është shprehur mirënjohës ndaj çdo personi që i qëndroi afër në një nga ditët e tij më të vështira.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet Makashi shprehu falenderimet e tij për pjesëmarrjen dhe fjalët e ngrohta të njerëzve në ceremonine mortore të babait të tij, pasi në këtë mënyrë njerëzit arritën t’i lehtësonin dhimbjen atij.  

“Miq, gjatë këtyre ditëve tejet të vështira për ne dhe aspak të lehta për t’i gjetur fjalët duam t’ju falenderojmë për të gjitha komentet pozitive për tim atë, Fitim Makashi! Secili prej jush na e lehtësoi sadopak dhimbjen e na bënë të kuptojmë sesa impakt e mbresa ka lënë ai tek ju përmes roleve, artit të fjalës e humanizmit që e karakterizonte!”, shkroi Redoni.

Kujtojmë se aktori i njohur shqiptar, Fitim Makashi, më 31 janar të këtij viti, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

Aktori ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

8 ditë pas vdekjes së babait, Redon Makashi shpreh falenderimet e tij
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese