Hapësire reklamuese

Kulture & Art

106 vjetori e gjen me dekoratë tjetër, Kryesia e LANÇ nderon Preofesor Ismet Elezin: Ndërpreu studimet në Itali në 1942 dhe ju bashkua luftës për çlirimin e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
106 vjetori e gjen me dekoratë tjetër, Kryesia e LANÇ nderon
Profesor Doktor Ismet Elezi

Babai i Kodit Penal dhe Korifeu i Drejtësisë, Profesor Doktor Ismet Elezi ka festuar 106 vjetorin e lindjes, më 5 Prill, dhe kjo ditëlindje e ka gjetur me një dekoratë tjetër. Dijetari i shquar penalist i Shqipërisë është nderuar nga Kryesia e Veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it me titullin "Nderi i Organizatës".

Dekoratën e ka ndarë vetë profesori në rrjetet sociale, teksa shpreh mirënjohjen për nderimin që i është bërë nga Komiteti i LANÇ, ndërsa shpreh keqardhjen që për shkak të vështirësive fizike, nuk ka mundur të jetë fizikisht në aktivitet.

"I nderuar për vlerësimin e bërë sot nga Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it. Një falënderim me mirënjohje për Komitetin, Forumin e Avokatëve për Drejtësi dhe Shoqatën e Penalistëve të Shqipërisë të cilët organizuan një takim me rastin e ditëlindjes sime.

Falënderoj për organizimin Av. Idajet Beqiri dhe të gjithë pjesëmarrësit e folësit në këtë aktivitet. Ju jam mirënjohës dhe ndihem i keqardhur që nuk munda të jem fizikisht me ju", shkruan profesor Ismet Elezi, teksa ndan dekoratën e mëposhtme.

Në motivacion, thuhet se profesor Ismet Elezi është veteran i Luftës Nacionalçlirimtare dhe figurë e shquar e shkencës juridike shqiptare, ndërsa theksohet se në vitin 1942, ai ndërpreu studimet në Itali për t'iu bashkuar luftës për çlirimin e atdheut.

"Pas saj iu përkushtua arsimit dhe shkencës, duke u bërë një nga penalistët dhe juristët e të drejtës administrative më të shquarit në vend dhe një edukator i papërsëritshëm i shumë brezave juristësh të vendit", vijon ndër të tjera motivacioni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese