Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Takimi u zhvillua në ambientet e hotel “Rogner” dhe ra dukshëm në sy, mungesa e deputetit Eduard Selami në këtë takim.
Basha shoqërohej nga 4 deputetë demokratë: Edi Paloka, Edmond Spaho, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi. Kjo ka ngjallur debat pasi siç dihet, Selami ka lëshuar kritika në drejtim të kryedemokratit Basha në mbledhjen e PD.
Selami e akuzoi Bashën se “i lë betejat politike në mes”, ç’ka solli përplasjen mes tyre.
E pas këtyre kritikave duket se Basha ka dashur të “penalizojë” Selamin duke e lënë jashtë këtij takimi, ndonëse deputeti më herët, ka qenë në çdo takim me amerikanët.