Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kryebashkiaku i Kuçovës reagon për gjobën që i zbuluan mediat: Nuk e dija, u nisa për në Greqi në ’99 dhe më kthyen, isha 17 vjeç

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar me gjobë nga drejtësia greke për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999. Pas raportimeve nga mediat këtë të enjte, Hajdari ka reaguar dhe vetë dhe thotë se nuk ka pasur dijeni.

“Asokohe në moshën 17-vjeçare mora rrugën për të punuar në Greqi si shumë bashkatdhetarë të tjerë, 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗹𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝗸𝗮𝘁𝗮𝗻𝗱𝗶𝘀𝘂𝗿 𝘀𝗶 𝗺𝗼𝘀 𝗺𝗲̈ 𝗸𝗲𝗾 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗮𝗹𝗶𝘂. Më ndaluan në kufi dhe menjëherë më kthyen pas në vendlindje”, thotë kryebashkliaku.

Më tej, Kreshnik Hajdari shkruan se kjo masë qortuese nuk ka qenë e detyrueshme për t’u deklaruar, edhe pse ai nuk ka pasur dijeni. Referuar dekriminalizimit, kryebashkiaku thotë se kjo nuk e penalizon.

Lexo edhe: Kaloi kufirin për në Greqi në ’99, kryebashkiaku socialist rezulton i dënuar me gjobë në Greqi, nuk e ka deklaruar në formular

“Nuk kam pasur asnjë dijeni për veprimet që ka ndërmarrë më pas në mungesë drejtësia greke ndaj meje. E megjithatë edhe sikur të kisha pasur dijeni, 𝗺𝗮𝘀𝗮 𝗾𝗼𝗿𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗮 𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗝𝗮𝗻𝗶𝗻𝗲̈𝘀 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝗲 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝘂𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁’𝘂 𝗱𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗶 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃.

Gjë që përcaktohet shumë qartë në formularin e Ligjit për Dekriminalizimin, më konkretisht pika 7. Thënë këto, kjo 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗮𝘀𝗽𝗮𝗸 𝗽𝗲𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘁𝗶𝗺 si përfaqësues i Partisë Socialiste në Bashkinë Kuçovë. Pra, s’ka asnjë pengesë ligjore”, vijon ai.


Më shumë