Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kaloi kufirin për në Greqi në ’99, kryebashkiaku socialist rezulton i dënuar me gjobë në Greqi, nuk e ka deklaruar në formular

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar me gjobë nga drejtësia greke për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999.

Hajdari, mesa duket gjatë momenteve të vështira që po kalonte vendin, si shumë shqiptarë të tjerë ka tentuar të emigrojë ilegalisht në Greqi, por është kapur dhe dënuar nga gjykata në Janinë, në atë kohë së bashku me 18 persona të tjerë.

Mirëpo kur erdhi dita që ai të kthehej në atdhe, dhe të bëhej kryebashkiak i Partisë Socialiste për Kuçovën, rezulton se Hajdari nuk e ka deklaruar dënimin në Greqi.

Sipas dokumentit të mëposhtëm të publikuar nga “Ora News”, vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis. Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrahmi.

Telashet për Hajdarin nuk përfundojnë me kaq, pasi ai akuzohet nga banorët e fshatit Lumas se në bashkëpunim me bizesmenin Salillari kanë shkatërruar kanionin e Sinecit duke kryer punime dhe duke devijuar rrjedhën e ujit. Në SPAK për këtë çështje është kallëzuar kryeinspektori i IKMT Albert Zybeja.

Ndërsa kryebashkiaku Hajdari mund të humbasë tashmë mundësinë për të rikandiduar në Kuçovë, pasi pyetjes në formularin e vetëdeklarimit se nëse është dënuar në Shqipëri apo jashtë shtetit i është përgjigjur me “JO”.

Vendimi i dënimit nga Gjykata në Janinë:

[gallery link="none" columns="2" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="686364,686365"] Formulari i vetëdeklarimit të Kreshnik Hajdarit ku mohon të jetë dënuar më parë Formulari i vetëdeklarimit të Kreshnik Hajdarit ku mohon të jetë dënuar më parë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese