Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kontrollet në kampin e MEK, reagon Policia: Me urdhër të GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
Kontrollet në kampin e MEK, reagon Policia: Me urdhër të GJKKO

Policia e Shtetit mëngjesin e sotëm ka ndërmarrë një operacion për kontrollin e të gjithë ambienteve në kampin MEK në Manzë të Durrësit.

Sipas njoftimit Policia bën me dije se ky kontroll është marrë në zbatim të vendimit  të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese