Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, në një intervistë ka folur në lidhje me gratë politikane shqiptare dhe marrëdhëniet që ka me to.
Kokalari ka treguar se Jozefina Topalli nuk i flet dhe se as në Kuvendin e PD nuk e ka përshëndetur, ndërsa për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin tha se e pëlqen se është shumë agresive dhe e "ftohtë", e teksa për Grida Dumën tha se është e bukur, por që i mungon thelbi.
“Topalli...Mua nuk më përshëndet, dhe më kanë thënë...njëherë që e kam përshëndetur unë, dhe në kongres kaloi me nxitim. Po e them publikisht se më ka bërë përshtypje. Pastaj erdhi dhe u ul pas meje dhe zonjës Berisha që të ishte e inkuadruar në televizion, por s’më përshëndeti.
Spiropali...nuk e di, nuk më thotë asgjë. Vetëm që bëjmë shaka se është një fotograd në rrjetet sociale që i hedh vetëm fotot e kësaj.
Monikën e dua, sepse është shumë agresive, i futet diçkaje dhe e bën. Është një njeri shumë fleksible, mund të flasës për çfarëdolloj teme. Monika është shumë chill.
Grida është e bukur dhe ka pasur potencialin që të bëhet një nga figurat më të forta, por i mungon thelbi” tha Kokalari për “abc news”.