Hapësire reklamuese

Politikë

Jozefina Topalli “i sulet” Bashës: Nuk të bën lider karrigia

Shkruar nga Newsbomb
Jozefina Topalli “i sulet” Bashës: Nuk të bën lider

Jozefina Topalli nuk i ka ndalur akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke i rikujtuar humbjet që ka pasur kur ai ishte në krye të PD.

Në një deklaratë të mbajtur para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Topalli deklaroi se Partisë Demokratike të vërtetë i kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari është nën arrest.

Të ngrihet nga çdo dhunimi kushtetues për të parë vendin e vet që të vibrojë, gara respektimi statuteve etj. Unë mendoj se në kushtet qe jemi duhet te fokusohemi te tre elemente, na kanë vjedh emrin, vulën, kryetarin në arrest pa akuza. Unë nuk kam ndryshua asnjë gjë, personalisht nga ajo që kam thënë për Lulzim Basha dhe përsëris të njëjtën gjë.

Kam kuptuar nga tre dekada që nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm. Vendimet që mer që ndoshta kundërshtohen nga shumica, duhet të matesh. Nuk është karrigia, është qëndrimi. Dua bashkimin e çdo demokrati, përçarja ka qenë një kosto e lartë për opozitën dhe qeverinë shqiptarë. Kemi humbur 12 vite dhe duhet reflektim i madh,” tha Topalli  para gazetarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese