Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ishte jetim, në xhep kishte vetëm 30 lekë, nëna e Myzerim Zenelit mësoi për djalin e vdekur teksa lante peshqirat e spitalit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

E shtuna ishte dita e parë e punës për Myzerim Zenelin. Fatkeqësisht, dhe e fundit e jetës së tij.

20 vjeçari humbi jetën nga përplasja me armë në Velipojë. I riu ishte në ditën e parë të punës, si kamarier në hotelin e familjes Gocaj, kur nga konflikti mes pronarëve të tij dhe atyre të hotel “Fantazia”, humbi tragjikisht jetën.

Ai ishte viktima më e pafajshme e asaj historie. Një djalë i rritur jetim, e që në xhep pas vrasjes i gjetën vetëm 30 lek. Atë natë nëna e tij ishte në punë, në lavanderinë e spitalit, ndërsa ai në vendin e tij të punës, te Hotel Gocaj.

Ngjarja e trishtë shokoi të madh e të vogël; një i ri i rritur pa baba por që kishte zgjedhur të ishte i ndershëm në jetë. Më e trishtë bëhet kjo ngjarje teksa dalin detaje të reja. Nëna e Myzerim Zenelit, kishte mësuar për vdekjen e djalit pak orë pas vrasjes së tij.

Teksa lante veshjet e spitalit, ajo kishte njohur peshqirin e djalit, Myzerimit, të larë në gjak.

“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të. Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”, ka thënë kushëriri i Myzerim Zenelit në emisionin “Shqipëria live”.

Më shumë

spot_img
spot_img