Bledar Birçaj, 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMW X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona që i kishin zënë pritë.
Fatmirësisht, nga breshëria e plumbave arriti të shpëtonte pasagjeri që ndodhej në makinë me të, një person që shfaqet dhe në videon e mëposhtme duke u larguar me vrap nga vendngjarja. Asnjë prej 30 plumbave që raportohet se u shkrehën mbi Bledar Birçajn nuk kapi shoqëruesin.
Burimet bëjnë me dije se personi që e shoqëronte biznesmenin dhe pronarin e lokalit “THE BOSS” është një agjent i antidrogës, i identifikuar me inicialet G.C. Në dëshminë e tij para hetuesve, agjenti që ishte në BMW X5 të Bledar Birçajt ka thënë se ishin të papërgatitur dhe kishin rënë në pritë.
“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.
1- Lexo edhe: Momenti kur ekzekutohet me breshëri plumbash Bledar Birçaj në Vlorë
2- Lexo edhe: Biznesmeni u qëllua 30 herë, 7 plumba kishte në trup
