Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Atentati ndaj Bledar Birçajt në Vlorë, biznesmeni u qëllua 30 herë, 7 plumba kishte në trup; zbardhet dëshmia e pasagjerit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua Bledar Birçaj, 38-vjeç në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”, teksa ishte në makinë së bashku me një person tjetër.

Bëhet me dije se është zbardhur edhe dëshmia e pasagjerit që ndodhej me Briçajn në momentin e ekzekutimit.

Ai para uniformave blu është shprehur se kanë rënë pre e breshërisë së plumbave dhe se personat ishin të maskuar dhe se nuki i ka njohur.

Ndër të tjera ai është shprehur se nuk kishte asnjë dijeni se 38-vjeçari të ketë pasur ndonjë konflikt.

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 15 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarje. Ndërkohë në vendin e krimit policia ka gjetur më shumë se 30 gëzhoja, viktima është qëlluar me 7 plumba në trup, kokë dhe gjoks, që kanë rezultuar edhe fatale për të, duke ndërruar jetë.

Në lidhje me autorët policia ka dyshime se autorët mjetin mund ta kenë fshehur në ndonjë garazh.

Policia vijon punën ër zbardhjen e plotë tëngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img