Analisti Dritan Hila sot nuk ka bërë statusin e tij të zakonshëm, të kritikave ndaj qeverisë, por ka treguar një nga përvojat e tij më të këqija me avionët.
Era dhe shiu në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ kanë bërë avioni të kishte vështirësi për t’u ulur, duke lodhur pilotin por më shumë duke frikësuar pasagjerët.
E sigurisht nuk ka munguar edhe një falenderim për kompaninë e avionëve e sidomos pilotët.
“Pilotët italianë duke qenë qeflij femrash, vere, proshute & parmixhianoje, kanë më pak premisa për krisje truri si ai tipi i Germanëings-it, që plasi aeroplanin në mal.
Më erdhën në mendje këto argumente, pas uljes spektakolare që bënë pilotët e Alitalias sot në Rinas, ku era dhe shiu na shkundte si lecka dhe takuam tokë vetëm pas tentativës së dytë’’, tregon Hila.
