Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabitja në Rinas, gjykata lë në burg drejtuesin e teknik të aeroportit

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Krujës e ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e drejtuesit teknik të aeroportit “Nënë Tereza”, Vangjel Nikollën. Për këtë arsye, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Nikollën.

Vetëm pak orë më parë, gjatë një konference për shtyp përgjegjësja për komunikimin në “TIA”, dha mbështetje maksimale për drejtuesin e saj.

Gjykata ka dhënë gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Kujtim Picarin, shoqërues i vlerës monetare të “Raiffeisen Bank”.

Sa i përket tre të arrestuarve të tjerë, vendimi i dhënies së masë së sigurisë është shtyrë për shkak të konfliktit që kishte gjykatësja me avokatin e tyre. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese