Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Gjermani – Shqipëri një marrëdhënie e veçantë?

Shkruar nga Newsbomb
Gjermani – Shqipëri një marrëdhënie e

Më 2022 Shqipëria pati disa aktivitete të rëndësishme që lidhen me 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Hungarinë, Austrinë, Çekinë (Çekosllovakinë), etj, por është interesant fakti se kur bëhet fjalë për Gjermaninë, pikënisje nuk merren vitet ’20, por viti 1987.

Pala gjermane është kujdesur vazhdimisht të mënjanojë nga kujtesa dhe çdo formë nderimi periudhën që kulmoi me pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania naziste, siç është kujdesur gjithashtu të tregojë vetpërmbajtje ndaj festimeve të tepruara dhe butaforike që bëhen çdo vit në Shqipëri për të kujtuar fitoren e luftës mbi Gjermaninë, pavarësisht faktit se prej vitit 1944 vijon debati jo rreth çlirimit, por mbi detajet kohore se kur iku gjermani i fundit, mesnatën e 28 nëntorit apo në orët e para të 29 nëntorit 1944.

Sipas diplomatit gjerman Dr. Werner Bartels deri në vitin 1987, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë dhe një prej shumë pak shteteve në botë, me të cilat Republika Federale e Gjermanisë nuk kishte marrëdhënie diplomatike. Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha në prill 1985, regjimi nisi të zbuste disa nga dogmat dhe udhëzimet e përcaktuara prej Hoxhës. Më 27 prill 1984, një vit përpara se Hoxha të ndahej nga jeta, nisën kontaktet diplomatike, të cilat përfunduan në vjeshtën e vitit 1987.

Sipas termave zyrtarë të kohës, më 23 tetor 1987 Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë vendosën marrëdhëniet në nivelin më të lartë shtetëror, akt i kryer përmes vizitës në Tiranë të ministrit të jashtëm Hans-Dietrich Genscher. Përfaqësia gjermane në Tiranë u vendos fillimisht në një suitë të hotelit “Dajti” në qendër Tiranës, duke u zhvendosur një vit më vonë në pjesën e mesme të “Pallatit Blu” vetëm disa hapa larg ambasadës, në anën tjetër të rrugës. Godina aktuale e ambasadës, e nisur më 1987 përfundoi në qershor 1990...

Lexo të plotë revistën Newsbomb, të cilën mund ta blini në çdo pikë shitje, në gjithë Shqipërinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese