Edhe aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas u prek nga situata e rënduar për shkak të rreshjeve të shumta dhe përmbytjeve duke pësuar shkëputje të energjisë elektrike për disa çaste pasditen e sotme.
Por përmes një njoftimi zyrtar "Tirana International Aeroport" bën me dije se gjithçka i është rikthyer normalitetit.
“Fluturimet ndërkombëtare vijojnë normalisht. Mbetemi në dispozicion të pasagjerëve”, thuhet në njoftimin e TIA.
Sondazh
Poll
