Pas më shumë se tre vitesh larg vëmendjes publike, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është shfaqur sërish në publik. Një foto e tij e fundit po qarkullon në rrjetet sociale, ku Leli shihet në ambientet e një klinikë dentare në Tiranë.
Kjo dalje e tij vjen pas një periudhe të gjatë mungese nga jeta aktive publike dhe politike. Prej përfundimit të mandatit të tij në vitin 2023, Leli ka qenë pothuajse i “zhdukur” nga skena publike, duke mos pasur as reagime të shpeshta në rrjetet sociale.
Postimi i tij i fundit në rrjetet sociale mban datën korrik 2023, kohë kur ai uroi publikisht pasardhësin e tij në krye të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredhën, post të cilin ky i fundit e mbajti deri në shtator të vitit të kaluar.
Mjek imazherist me profesion, Dritan Leli u bë i njohur në politikë si Kryetar i Bashkisë së Vlorës për periudhën 2015-2023. Ai asokohe ishte i “preferuari” i socialistëve në Vlorë, mirëpo më vonë pati përplasje dhe mosmarrëveshje me drejtuesit e saj, çka solli dhe distancimin e tij nga strukturat e partisë.
