Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi dëmtoi statujën e Wiston Churchill e cila ndodhet jashtë parlamentit, me grafiti të cilat e etiketonin ish-kryeministrin si një “kriminel lufte zionist”.
Sipas njoftimit të policisë, ai u arrestua nën akuzat për dëmtim kriminal të rënduar racist mëngjesin e kësaj të premteje.
38-vjeçari ka shkruar po ashtu “ndaloni gjenocidin” dhe “lironi Palestinën”me bojë të kuqe mbi “trupin” e statujës së Churchill.
Dhjetorin e kaluar, policia e Metropolit dhe ajo e Mançesterit njoftuan se kushdo që brohoriste sloganin “globalizoni intifadën” do të përballej me arrestim.
Vendimi nga të dy forcat policore erdhi pas dy sulmeve terroriste: në Bondi Beach në Australi dhe në sinagogën Heaton Park në Mançester më 2 tetor.
Statuja e ish-kryeministrit është vandalizuar disa herë në të kaluarën, përfshirë gjatë protestave. Ajo ishte skalitur me grafite që akuzonin Churchillin si racist në qershor 2020 gjatë një proteste të lëvizjes Black Lives Matter të shkaktuar nga vdekja e George Floyd në SHBA.
