Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Erion Veliaj "del nga qelia" për protestën e Çlirimtarëve: Sot të gjithë në shesh, për Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj "del nga qelia" për protestën e
FotoArkive: Hashim Thaçi dhe Erion Veliaj ne Tirane

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një fotografi krah presidentit Hashim Thaçi, duke u bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të dalin sot, në orën 17:00 në Sheshin "Skënderbej", në mbështetje të Çlirimtarëve.

Mijëra shqiptarë nga vendi dhe trevat kanë udhëtuar këtë të premte drejt Tiranës, për të protestuar për arrestimin dhe akuzat e padrejta ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën Speciale në Hagë.

"Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo! Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej! Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju", shkruan Erion Veliaj, përcjell newsbomb.al.

Edhe përse prej muajsh i izoluar në qeli me urdhër të SPAK për disa akuza të rënda, tashmë edhe ish-kryebashkiak, Erion Veliaj nuk e ka lejuar t'i shpëtojë ky rast duke reaguar në rrjetet sociale.

Protesta e 17 tetorit në Tiranë vjen pas dy protestave të mëdha të organizuara më parë në Prishtinë dhe Hagë, ku mijëra qytetarë kërkuan lirimin dhe drejtësinë për ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ata ndodhen në qelitë e paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Erion Veliaj "del nga qelia" për protestën e
Postimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese