Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Bleu bukë në Ditën e Punëtorëve, sindikatat “kryqëzojnë” kryeministrin francez

Shkruar nga Newsbomb
Bleu bukë në Ditën e Punëtorëve, sindikatat
Kryeministri francez duke blere "bageta"

Kryeministri francez Sebastian Lecornu, bleu bukë në një maj dhe “u kryqëzua” nga opinioni publik dhe sindikatat në mbarë Francën, të cilat e quajtën këtë veprim një skandal të vërtetë.

Lecornu u shfaq i buzëqeshur teksa porosiste disa bageta në një furrë lokale, në prani të gazetarëve, dhe lajmi u përhap shpejt në mediat franceze, por nuk zgjati shumë dhe polemikat shpërthyen. Pakënaqësia e sindikatave dhe shumë qytetarëve qëndron në faktin se furra ishte e hapur gjatë Ditës Ndërkombëtare të Punëtotrëve, dhe sindikatat i mëshojnë faktit se të gjithë punëtorët duhet të jenë pushim në këtë ditë.

Sipas ligjeve në fuqi në Francë, në 1 maj punojnë vetëm spitalet dhe shërbimet thelbësore, e punonjësit e tyre paguhen dyfish për ditën e punës.

Statusi i bizneseve në sektorin e shërbimit të tilla si furrat e bukës, mbeten të paqarta ende, ndaj qeveria po shqyrton një përjashtim ligjor për këto aktivitete, por seindikatat nuk janë fort dakord.

Marylise Léon, sekretarja e përgjithshme e sindikatës më të madhe në Francë, e kritikoi kryeministrin, duke e cilësuar vizitën e tij si “teatër politik”.

“Politikanët që vizitojnë furra janë një spektakël që nuk na duhet. Duhet të tregojmë si duket jeta reale e një bukëpjekësi,” tha ajo

Me lëvizjen e tij, Lecornu po përpiqej të promovonte një projekt-ligj të ri për të përjashtuar qartë dyqanet e pavarura të bukës dhe luleve nga detyrimi për pushim në Ditën e Punëtorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese