Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

E pazakontë, gjendet i pajetë një person brenda skulpturës së dinozaurit në Spanjë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme ka ndodhur në Spanjë ku një person është gjetur i pajetë brenda skulpturës së një dinozauri në Spanjë.

Bëhet me dije se një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda skulpturës. Ka qenë një burrë dhe djali i tij që kanë telefonuar policinë, duke thënë se nga brenda skulpturës së dinozaurit vinte një erë shumë e keqe.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e pajetë të 39-vjeçarit. Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga familja prej disa ditësh.

“Trupi i pajetë i 39 vjeçarit është gjetur në këmbën e dinozaurit skulpturë.  Bëhet fjalë për një rast të pazakontë. Deri më tani nuk ka shenja të dhunës, por nuk dihet se si burri ka ngecur aty”, ka bërë të ditur policia.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img