Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë reagimi i Aleksandër Frangaj pas urdhrave të rreptë të Vjollca Hoxhës dhe kërkesës që kjo e fundit i ka dërguar QKB-së.
Një gjë është e qartë: Beteja sapo ka nisur dhe do të jetë një përplasje ‘titanësh’. Të gjitha për të gjitha, sepse në lojë, janë shumë para.
Vlera reale e DIGITALB, e llogaritur nga kompania UNICREDIT është plot 60 milionë euro dhe Vjollca Hoxha do luftojë deri në fund për aksionet e digitalb dhe nga ana tjetër, Frangaj s’është mësuar të dështojë.
PSE I FRIKËSOHET VJOLLCA HOXHA SHITJES SË AKSIONEVE dhe kush janë PRONARËT E VËRTETË TË DIGITALB
Vjollca Hoxha sot zotëron shumicën e aksioneve të Digitalb dhe është e lirë në vendimmarrje. Të tjerat janë në duart e Edmond Lekës (Union Distribution+Union Group), Petraq Shame (DEM Capital), Arben Taipi (E&E Investment), Vjollca Hoxha (LORESA – Lori, Redia, Sara), Alban Jaho, Itan Hoxha, Enkelejd Joti, Eduard Poda, Redia Hoxha.
Por pronësia e vërtetë e aksioneve ndryshon në dhjetor, kur bosët e vërtetë rikthehen për të marrë kontrollin, pasi gjithë këtë kohë e kishin lënë me qira, tek Digitalb, pjesën e tyre të aksioneve.
Dhe ata janë: Armand Duka, Saimir Mane, Agim Zeqo, Aleksandër Frangaj, Edmond Leka. Kur këta të fundit të kthehen në Digitalb, nga 1 janari 2020, aksionerja kryesore e Digitalb Vjollca Hoxha bie me 42 përqind të aksioneve duke humbur maxhorancën e vendimmarrjes dhe mendohet se negociatat do të rihapen sërish.
Mesa duket, tanimë shpresat e Vjollca Hoxhës janë te QKB. Mbetet për t’u parë se sa do e marrë parasysh QKB, kërkesën e saj dhe Digitalb.
