Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dështojnë në ritestim të gjithë shoferët e penalizuar, në autoshkollë nga e para!

Shkruar nga Newsbomb
Dështojnë në ritestim të gjithë shoferët e

Të 11 personat që i janë nënshtruar sot ritestimit për aftësitë drejtuese të automjetit kanë dështuar të kalojnë testin.

Nga grupi me 25 persona që kishin humbur të gjitha pikët e patentës, në ambientet e DPSHTRR janë paraqitur 11, nga të cilët askush nuk ka arritur të kalojë ritestimin.

Ata do të duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë dhe më pas të kalojnë testin teori-praktikë.

“Sot ishte grupi i 3-të i testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! Nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)! Dy prej tyre e kanë për herë të dytë!!!!

Personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021”, bën me dije Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese