Hapësire reklamuese

Bota

Trump dhe Biden mbërrijnë në Capitol, kush janë ish-liderët amerikanë të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 47-të

Shkruar nga Newsbomb
Trump dhe Biden mbërrijnë në Capitol, kush janë
Ish presidentet e Amerikes

Liderët Trump dhe Biden kanë mbërritur tashmë në ambientet e Capitol Rotunda, aty dhe ku do të mbahet ceremonia inauguruese per presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Të pranishëm në ceremoni do të jetë dhe ish liderët e Amerikës, Barack Obama, George Bush si dhe Bill Clinton.

Geroge Bush dhe Bill Clinton janë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre Laura Bush dhe Hillariy Clinton ndërsa vihet re mungesa e Michelle Obama.

Gjithashtu të pranishëm në sallë janë dhe pjesëtarët e kabinetit të Trump të zgjedhur për këtë mandat 4-vjeçar në krye të Amerikës.

Mes anëtarëve të kabinetit të pranishëm janë Robert F. Kennedy, i zgjedhuri i Trump për të udhëhequr Shërbimet e Shëndetësisë dhe Njerëzore, kandidati për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, i zgjedhuri për Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe kandidati për Sekretarin e Brendshëm Doug Burgum, së bashku me Tulsi Gabbard dhe Kash Patel, të zgjedhurit e Trump për drejtor të inteligjencës kombëtare dhe drejtor të FBI-së, përkatësisht.

Ish-kandidati presidencial Vivek Ramaswamy dhe miliarderi i teknologjisë Elon Musk, bashkëkryetarët e Departamentit të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, janë gjithashtu në sallë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese