Hapësire reklamuese

Bota

Sot mbylli sytë përgjithmonë, dalja e fundit e Papa Françeskut dhe porositë që i la botës

Shkruar nga Newsbomb
Sot mbylli sytë përgjithmonë, dalja e fundit e Papa
Dalja e fundit e Papa Françeskut

Një lajm i trishtë erdhi nga Vatikani, ku njoftuan se Papa Françesku ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne, në moshën 88-vjeçare.

Dalja e tij e fundit ishte ditën e djeshme, në festën e Pashkëve, ku i shoqëruar dhe i ulur në një karrocë bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Një dalje e pritur me padurim nga të gjithë besimtarët, Papa Françesku bekoi mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, duke tërhequr brohoritje dhe duartrokitje nga turma.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Papa nuk mundi të kremtonte si çdo herë meshën e Pashkëve në shesh, ku ia delegoi kardinalit Angelo Comastri, kryepriftit në pension të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Kujtojmë se 88-vjeçari kohët e fundit për pesë javë qëndroi në spitalin Gemelli të Romës, pasi vuante nga një infeksion që e çoi në pneumoni të dyfishtë, ku i mungonte një pjesë e mushkërisë së djathtë që nga një operacion në moshë të re.

Porositë e fundit që ai kishte, ishte armëpushimi në Gaza, paqen në Ukrainë dhe në rajonet afrikane dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që të shtrijnë dorën për popullsinë e Mianmarit të cilët u goditën nga tërmetet shkatërruese.

Ndër të tjera, Papa Françesku bëri thirrje për respektimin e lirisë fetare dhe kërkon lirimin e të burgosurve të luftës dhe të burgosurve politikë, gjatë Jubileut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese