Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Mirë se erdhët në shtëpi!” Momenti kur Joe Biden pret në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
“Mirë se erdhët në shtëpi!” Momenti kur Joe
Momenti kur Donald Trump mberrin ne Shtepine e Bardhe

Presidenti Joe Biden dhe gruaja e tij Jill Biden kanë mirëpritur në Shtëpinë e Bardhe presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump.

“Mirë se erdhët në shtëpi”, kështu iu drejtua Biden-Trumpit të cilët shtrënguan duart dhe më pas u zhvendosën në ambientet brenda Shtëpisë së Bardhë ku dhe do të konsumojnë një çaj.

Të dy presidentët vendosën të qëndrojë të heshtur dhe të mos u përgjigjen asnjë nga pyetjeve të gazetarëve.

“Mirë se erdhët në shtëpi!” Momenti kur Joe
Joe Biden dhe Donald Trump te shoqeruar nga bashkeshortet e tyre

Pak para ardhjes së Trump, Biden u pyet se si ndihej sot,  ditën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe shkurtimisht ai u përgjigj duke thënë: “Mirë!”.

Takimi i çajit mes dy presidentëve do të zhvillohet me dyer të mbyllura.  Tradita e çajit filloi në 1837, me Presidentët Martin Van Buren dhe Andreë Jackson.

Në vitin 2021, megjithatë, Trump nuk e priti Biden për çaj, duke thyer këtë traditë mes pretendimeve të vazhdueshme se ai kishte fituar zgjedhjet e 2020.

Tetë vjet pas inaugurimit të tij të parë, Donald Trump  pritet të marrë sot detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, pas një ceremonie spektakolare që do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ftohta në Uashington.

Vëmendja e mediave amerikane, por edhe ndërkombëtare është përqendruar në kryeqytetin amerikan, me detaje për ngjarjet e planifikuara, personat që do të jenë “prezent”, mungesat e bujshme dhe gjithashtu veprimet e para të Trump pas marrjes së detyrës.

Trump, i cili pas pak orësh do të bëhet zyrtarisht presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, do të betohet sot në orën 12:00 (18:00 me orën shqiptare) përpara Kapitolit , simbolit emblematik të demokracisë amerikane që ishte sulmuar nga mbështetësit e tij, kur tentuan 4 vite më parë të pengonin ratifikimin e fitores së kundërshtarit të tij demokrat, Joe Biden. Menjëherë pas kësaj, miliarderi republikan do të mbajë fjalimin e parë të mandatit të tij të dytë.

Për shkak të temperaturave të ftohta që mbizotërojnë ditët e fundit në kryeqytetin amerikan, ceremonia do të zhvillohet në ambiente të mbyllura , në Rotondën e Kapitolit. Ky do të jetë vetëm inaugurimi i dytë me dyer të mbyllura në historinë e SHBA. Presidenti i fundit që u betua në këtë mënyrë për shkak të të ftohtit ishte Ronald Reagan në 1985.

Më herët, Trump së bashku me familjarët e tij morën pjesë në Meshën e mbajtur në Kishën Episkopale të Shën Gjonit, dhe nga aty u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë. 

Axhenda sipas orarit të Shqipërisë:

Ora 11:00: Fillojnë kontrollet e sigurisë në Kapitol.

Ora 12:00: Mesha në Kishën Episkopale të Shën Gjonit në qendër të Uashingtonit. Trump dhe gruaja e tij Melania më pas do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të pirë çaj me presidentin në largim Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden. Tradicionalisht, presidenti në largim e shoqëron presidentin e ri në Kapitol.

Rreth orës 15:30: Fillon muzika live dhe fjalimet hyrëse. Carrie Underëood do të performojë "America the Beautiful" para inaugurimit të Trump.

Rreth orës 16:00: Fillojnë të mbërrijnë të ftuar zyrtarë.

Ora 17:30: Ata me ftesa duhet të kenë mbërritur në këtë kohë.

Ora 18:00: Sipas Kushtetutës kalimi i pushtetit bëhet pikërisht në orën 18:00. Trump do të bëjë betimin presidencial gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Pak pas orës 18:00: Nisja zyrtare dhe ceremoniale e presidentit dhe zëvendëspresidentit në largim bëhet, zakonisht me helikopter.

Menjëherë pas kësaj, është ceremonia e nënshkrimit, gjatë së cilës presidenti, i shoqëruar nga këshilltarë dhe anëtarë të Kongresit, drejtohet në zyrën e tij pranë dhomës së Senatit për të nënshkruar emërime, memorandume, proklamata ose urdhra ekzekutivë. Më pas vijon Dreka e Kongresit, ku marrin pjesë presidenti, nënkryetari dhe të ftuarit e tyre, udhëheqës të Senatit dhe anëtarë të Komitetit të Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese (JCCIC).

Ora 21:00: Fillon parada presidenciale. Fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Pensilvania Avenue dhe të përfundonte në Shtëpinë e Bardhë, por u zhvendos brenda në Capital One Arena për shkak të të ftohtit.

Pas paradës, Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë për ceremoninë e nënshkrimit në Zyrën Ovale. Dhe në fund Donald Trump do të mbajë fjalimin e tij si Prsidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese