Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një konferencë për shtyp pas operacionit të gjerë të zhvilluar orët e para të ditës së sotme në Venezuelë, ka treguar me detaje arrestimin e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij.
Trump tha se Maduro u kap në një banesë të fortifikuar. Presidenti i SHBA-së rrëfen se operacioni ishte përatitur për 4 ditë më parë, por nuk ishte favorizuar nga kushtet atmosferike.
"Ne do ta bënim këtë katër ditë më parë, por moti nuk ishte perfekt. Moti duhet të jetë perfekt... papritmas u hap dhe ne thamë të shkonim. Maduro ishte në një shtëpi që ishte më shumë si një fortesë sesa një shtëpi me çelik të fortë përreth”, tha Trump.
Trump shkon se 1 javë më parë komunikoi me Maduron dhe i kërkoi që të dorëzohej. Por kjo nuk kishte ndodhur.
"Fola një javë më parë me Maduron dhe i thash se ‘duhet të dorëzohesh, duhet të dorëzohesh’. Na u desh të bënim diçka shumë më kirurgjikale, shumë më të fuqishme", tha Trump.



