Hapësire reklamuese

Bota

Donald Turmp hedh votën e tij në Florida: Jam i sigurtë që do të fitoj

Shkruar nga Newsbomb
Donald Turmp hedh votën e tij në Florida: Jam i sigurtë që
Donald dhe Melani Trump

Donald Trump i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melani Trump kanë hedhur votën e tyre në shtetin e Floridas. Me sloganin që ka kryesuar këtë fushatë, “Make America Great Again”, Trump ka bërë një prononcim të shkurtër për media ku shprehet konfident mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Ai e ka cilësuar të gjithë këtë fushtë si më e mira që ka udhëhequr gjatë karrierës së tij politike ndërsa thotë se humbja nuk është një opsion.

Ndihem shumë i sigurt. Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë kudo”, ka thënë Donald Trump.

Ish presidenti i SHBA-së është ankuar mbi kohën që i duhet për të pritur rezultatin përfundimtar ndërsa thekson se vlera parash janë investuar mbi makineritë e numërimit për një numërim më të shpejtë.

Zv. presidentja Kamala Harris ka zgjedhur të votojë javën e kaluar me anë të postës, një mënyrë alternative e moderuar për të promovuar votimin e parakohshëm ndërsa kjo metodë nga Turmp është cilësaur si e rrezikshme pasi fletët e votimit janë lehtësisht të korruptueshme.



 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese