Hapësire reklamuese

Bota

Donald Trump “zemërgjerë” me popullin e Aleksandër Vuçiç, Serbia i shpëton “ndëshkimit” të Amerikës, shqiptarëve iu dogjën edhe bashkimet familjare

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump “zemërgjerë” me popullin e Aleksandër
Fotoarkiv: Vucic dhe Trump

Një surprizë e pakëndshme ka ardhur këtë të mërkurë nga Amerika! Për banorët e 75 vendeve, mes tyre edhe për Shqipërinë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vendosi që të pezullonte vizat e emigrimit, mes tyre edhe proceset për bashkim familjar.

Siç dhe raportuam më herët, “vula e kuqe” iu vendos vendeve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo Serbia është ajo që ka “shpëtuar”.

Shtetasit serb mund të vazhdojnë të aplikojnë për viza, pasi shteti i tyre nuk ishte në listën e 75 vendeve për të cilët Trump dha urdhër të prerë për pezullimin e vizave.

Përpos vizave, Administrata Trump dha urdhër të prerë ambasadave edhe për mos shqyrtimin e kërkesave për bashkim familjar. Ky vendim do të futet në fuqi më 21 janar, ndërkohë që nuk dihet për sa do të zgjasë.

*Vlen të theksohet që në këtë vendim pezullimi nuk bëjnë pjesë vizat turistike, por vetëm ato të emigracionit. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese