Hapësire reklamuese

Bota

Dalin rezultatet e para në një qytet, Trump dhe Harris “kokë më kokë”

Shkruar nga Newsbomb
Dalin rezultatet e para në një qytet, Trump dhe Harris
Qytetari hedh voten

Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve në një qytetat të vogël në Dixville Notch, në veri të Nju Hampshire.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump janë barazuar në votimin e mesnatës në Dixville Notch.

Duke ndjekur tendencat kombëtare, duke treguar një garë shumë të ngushtë, Harris dhe Trump mblodhën secili nga tre vota midis gjashtë votuesve të regjistruar në Dixville Notch.

I gjithë procesi nga fillimi në fund në qytetin e Dixville Notch zgjati gati 10 minuta. Pasi u luajt himni kombëtar, të gjashtë votuesit hynë një nga një në dhomën e votimit përpara se fletët e votimit më pas të numëroheshin me dorë dhe të lexoheshin me zë të lartë ndërsa rezultatet shkruheshin në një tabelë të bardhë.

Në dy zgjedhjet e fundit presidenciale, votuesit e Dixville Notch janë anuar drejt demokratëve, duke i dhënë të pesë votat e tyre në 2020 Presidentit Joe Biden.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese