Hapësire reklamuese

Bota

Bota “sytë” nga SHBA, Harris dhe Trump në garë për presidentin e Amerikës

Shkruar nga Newsbomb
Bota “sytë” nga SHBA, Harris dhe Trump në garë
FotoMontazh/ Trump - Harris

Është dita ku të gjithë amerikanët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump kanë mbyllur fushatat e tyre dhe tashmë do të lënë qytetarët që të zgjedhin se kush do të drejtojë Amerikën.

Harris, e cili u bë kandidate e Partisë Demokratike pasi presidenti Joe Biden doli nga gara, ka mbrojtur të drejtat e abortit dhe është zotuar të ulë kostot e ushqimit dhe strehimit për familjet që punojnë.

Nga ana tjetër Trump është zotuar se do të mbyllë kufirin dhe ka propozuar ulje taksash me vlerë triliona dollar, ndërsa ka thënë se do u jap edhe fund luftrave në botë.

Kjo parashikohet të jetë gara me një fitore të ngushtë në historinë e Amerikës, pasi sondazhet në shtatë shtete kryesore tregojnë një diferencë të ngushtë, me secilin kandidat përpara në disa zona me vetëm një pikë ose dy, një përqindje brenda kufirit të gabimit statistikor.

Orari i votimit

Një shtet, katër zona kohore, shumë sisteme dhe orare të ndryshme votimi. Për ata që shikojnë në Evropë,  zgjedhjet në SHBA zakonisht rezultojnë të zhvillohen brenda natës.

Shtatë shtetet që do të vendosin fituesin e zgjedhjeve: Arizona, Karolina e Veriut, Michigan, Nevada, Ëisconsin, Pensilvania  dhe Gjeorgjia, janë të shpërndara në të gjithë territorin e SHBA dhe procesi i tyre përfundon në periudha të ndryshme.

Duke marrë parasysh diferencën kohore, qendrat e votimit do të mbyllen pas orës 02:00 të së mërkurës (me orën e Shqipërisë). Çdo gjysmë ore deri në agim (koha e Shqipërisë), procesi do të përfundojë në secilin prej shteteve kyçe dhe fotografia për banuesin e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë do të bëhet gjithnjë e më e qartë.

Kujtojmë që një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim. Një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për pagesat për një aktore të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes mbi një marrëdhënie intime, që ajo e ka patur me Trump. Nëse i fiton zgjedhjet, ai do të mund të përdorë komptencat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund hetimeve të tjera federale ndaj tij. Trump do të bëhej gjithashtu presidenti i dytë në histori që fiton mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë, pas ish-Presidentit Grover Cleveland, e cili e realizoi këtë në fund të shekullit të 19-të.

Nëse fiton, Harris do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente, me ngjyrë dhe me origjinë aziatike në këtë post. Katër vjet më parë ajo hyri në histori, duke u bërë gruaja e parë amerikane në postin e nënpresidentes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese