Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zhvillime në Mamurras! Regjistrohen të shtëna me armë zjarri, të afërmit e ish-deputetit demokrat bllokojnë qendrën e votimit

Shkruar nga Newsbomb
Zhvillime në Mamurras! Regjistrohen të shtëna me armë
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele në Mamurras. Burime paraprake bëjnë me dije se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, por nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me procesin e votimit i cili është duke u zhvilluar në të gjithë vendin.

Sakaq, sipas të njëjtave burime mësohet se po në Mamurras, të afërmit e ish-deputetit demokrat, Mhill Fufit kanë bllokuar një qendër votimi.

Lidhur me këto ngjarje, të cilat ende nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën apo jo priten më tepër detaje në vijim si dhe një informacion zyrtar nga policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese